E Diel, 1 Nëntor 2026

Transplantonin ilegalisht organe, arrestohen tre mjekë

Prishtinë (Start)-Skandalet në fushën e shëndetësisë kanë pushtuar Kosovën gjatë ditëve të fundit. Tre mjekë kanë përfunduar në pranga si të dyshuar për transplantim organesh. Ata janë Lutfi Dervishi, urolog, Arban Dervishi, menaxher i klinikës "Medicus" dhe Tunë Pervorfajn, po ashtu urolog. Pas kontrollit të ushtruar në klinikën n fjalë, janë gjetur edhe medikamente me afat të skaduar dhe doza gjaku, të cilave nuk u dihet origjina. Sipas zëdhënësit të policisë, Veton Elshani, rast policia ka ndaluar gjithashtu edhe një shtetas turk për dyshime se ka bërë tregti duke transplantuar veshka. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se veshka e turkut i është dhuruar nj shtetasi izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›