Miliband: Ndarja e Kosovës, ide e keqe
Prishtinë, Beograd (start)-Do të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Kosovës sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe David Miliband. Ambasada britanike në Prishtinë njofton se vizita e Miliband-it është sinjal i qartë i përkrahjes së qeverisë britanike për qeverinë e Kosovës dhe përpjekjet e saj për të arritur objektivat e përbashkëta.
“Britania e Madhe dëshiron ta shohë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik dhe se do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën për të tejkaluar pasojat e lëna nga konflikti”, thuhet në një njoftim të kësaj ambasade.
Para se të mbërrijë në Prishtinë, Miliband ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar me Presidentin Boris Tadiç dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç.
Miliband tha në Beograd se pranimi i EULEX nuk është kusht për Serbinë, por ka shtuar se "EULEX nuk është armik i Serbisë". Miliband ka sqaruar se statusi nuk është temë për këtë mision, por se detyrë e tij është që të merret me stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve etnike në Kosovë.
Miliband ka thënë se nuk beson në ndarjen e Kosovës, kundër së cilës ka qenë edhe Treshja e Grupit të Kontaktit, duke vlerësuar se kjo është "një ide e keqe".