E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet festojnë Bajramin e Madh

 

Fiter Bajrami është festuar dje në të gjithë burgjet dhe parabu-rgimet e vendit. Burime të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pohuan se në orën 07:00 të mëngjesit të djeshëm nëpër të gjithë institucionet e ekzekutimit të dënimeve penale dhe paraburgime të burgosurit praktikantë të fesë islame dhe ata që agjëruan muajin e Ramazanit, u nxorën nëpër ambiente të përbashkëta për të kryer ritin e faljes nën drejtimin e imamëve të dërguar nga myftinitë që mbulojnë territorin në të cilin ndodhen burgjet. Pas kryerjes së faljes me shpenzime të Burgjeve për pjesëmarrësit në festën e Bajramit u shtruan kokteje. Burime nga burgjet pohojnë se afërsisht 1/3 i personave, që ndodhen nëpër qeli mbajtën Ramazan, ndërsa praktikuan gjatë kësaj kohe edhe ritet e tjera të fesë islame. f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›