E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgjet greke nën kontroll pas ikjes së të burgosurve e shkurtimeve të buxhetit.

01-08-2013 / “Southeast European Times”

Një ndjekje gjatë katër muajve të fundit për një bandë të burgosurish të arratisur nga një burg në Greqinë qendrore ka nxjerrë në pah problemin e mbipopullimit dhe sigurisë së burgjeve, të përkeqësuar nga shkurtimet e ashpra të buxhetit nga qeveria. Duke folur një ditë pasi komandot e policisë qëlluan për vdekje kreun e dyshuar të rrjetit, Marjan Kola, Ministri i Rendit Publik Nikos Dendias tha se gjendja në burgjet greke është shpërthyese e përgjegjësi mbajnë udhëheqësit politikë. Por Dendias tha gjithashtu se ka besim se ministri i ri i drejtësisë, Harallambos Athanasiu, "do të merret me problemet e mëdha që kërcënojnë të hedhin në erë rendin e ligjit të vendit". Policët e pikasën Kolën, një i burgosur 26 vjeçar, në ortë e para-agimit në një qafë malore me mjegull në Greqinë veri-perëndimore pranë kufirit shqiptar javën e kaluar dhe e vranë atë në shkëmbimin e zjarrit që pasoi. Kola u njoftua se udhëtonte për në veri ndjekur nga një shoqërues në distancë të sigurtë, që besohet të jetë i ikuri nga burgu Ilir Kupa. Të dy ata ikën së bashku me nëntë të burgosur të tjerë, të gjithë me kombësi shqiptare, nga burgu i Trikalës në fund të marsit. Policia tha se së paku dy bashkëpunëtorë planifikuan arratisjen e dhunshme nga burgu duke ardhur aty me një mikrobus dhe duke sulmuar rojet me automatikë dhe granata dore. Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studimet e Burgut me qendër në Londër, më 2012 burgjet greke mbanin rreth 12,500 të burgosur, duke përfshirë ata të mbajtur përpara gjykimeve dhe ata në proces të lirimit. Gati 63 përqind e të burgosurve ishin me kombësi të huaj. Kapaciteti i burgjeve, megjithatë është për më pak se 9,300 të burgosur. Siguria e burgjeve është bërë më e vështirë për shkak se qeveria pakësoi buxhetin e ministrisë së drejtësisë nga 950 milionë euro më 2009 në 550 milion euro vitin e kaluar për të përmbushur kushtet për një seri kredish shpëtuese të dhëna nga kreditorët BE-BQE-FMN. Ministria e drejtësisë është ajo që mbikëqyr strukturat e ndreqjes të Greqisë. Autoritetet thanë se besojnë se Kupa, 27 vjeç është fshehur në një grykë me pemë të dendura jashtë fshatit të largët Vrosina, në prefekturën e Janinës, rreth 20 km nga kufiri shqiptar. Më 2 korrik, policia goditi e vrau një të arratisur tjetër nga burgu e një person të dyshuar si pjesë e ekipit prej dy vetësh që ndihmuan në arratisje e të burgosurve. Nga gjurmët e gishtërinjve policia identifikoi të parin si Edison Lika, 25 vjeç. I dyti u identifikua si xhaxhai i tij Kujtim Lika, 36 ose 39 vjeç, që ishte arratisur nga burgu i Larisës më 2006. Në një skenë të paparë të shtënash krimi që nga marsi i kaluar, të arratisurit janë akuzuar për vrasjen e një oficeri policsor duke e qëlluar atë në një pengesë rrugore në mes të qershorit. Një breshëri plumbash të shtëna nga automatikët e të arratisurve vranë një grua 26 vjeçare që kthehej në shtëpi me makinë në një segment të autostradës jashtë Korintit në marsin e kaluar. Të arratisurit janë fajësuar për një sërë plaçkitjesh, duke përfshirë vjedhjen e një banke të madhe në Larisë, vjedhje makinash e motoçikletash dhe kanë shkëmbyer zjarr me policinë nëpër pjesën më të madhe të Greqisë qendrore. Një i arratisur u kap gjatë një grabitje të dështuar të super-marketit në Athinën perëndimore. Në javët e fundit, megjithatë, incidentet u regjistruan më pranë kufirit veri-perëndimor me Shqipërinë. Autoritetet shqiptare do të jenë në alarm të lartë në pikat e kalimeve kufitare dhe gjëja e parë për të kontrolluar është të afërmit e të dyshuarve, sipas Artan Bajraktarit, ish-shef i zyrës së Interpolit në Tiranë. Bajraktari tha se procedura standarde e zbatimit të ligjit parashikon gjithashtu përgjimin e bisedave telefonike të bashkëpunëtorëve të mundshëm. "Besoj se Shqipëria nuk do të jetë destinacioni përfundimtar për asnjë nga të burgosurit e arratisur dhe në vend të kësaj do të shohin për vendet evropiane perëndimore," tha Bajraktari. Gjurmimi i përparuar i telefonave celularë dhe programet kompjuterike të njohjes së zërit i çuan autoritetet në malet e thyera ku Kola e Kupa fshiheshin për 15 ditë derisa ranë në pritën e policisë dhe ku i dyti, besohet se ende fshihet, sipas Dimitris Mitropulos, zëvendës/komandant i policisë greke në pension. Autoritetet thanë se deri në 750 policë morën pjesë në ndjekje, duke përfshirë ekipet e SWAT-it, roje bregdetare e njësi ajrore, duke përdorur kamera termike e optika me precizion. "Ky operacion është gjithashtu i rëndësishëm për policinë sepse të dy të arratisurit nuk mund të shihen sikur tallen hapur me ligjin," tha Mitropulosi.
                                                                          

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›