E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet, pjesëmarrja në votime mbi 90 për qind

Një standard i lartë është treguar nga votimet e djeshme në të gjitha burgjet e Shqipërisë, ku pjesëmarrja në votime ishte mbi 90 për qind. Procesi i votimit ka vazhduar normalisht gjatë orarit zyrtar të votimeve, ku u zyrtarizua një pjesëmarrje masive. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thanë se në qendrën e paraburgimit "Jordan Misja" në Tiranë, kanë votuar mbi 340 të paraburgosur. "Procesi zgjedhor nëpër qendrat e votimit në burgje eci me ritme normale, ndërkohë që nuk është evidentuar asnjë incident. Votimi i të dënuarve është vëzhguar edhe nga organizma të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë civile, median etj" thanë burimet nga burgjet. Sipas tyre, rreth 5000 të dënuar hodhën votën e tyre në kutitë e votimit.

Ndërkohë, rreth 100 të burgosur në burgun e Shën Kollit në Lezhë kanë mbetur pa votuar, për shkak të mbarimit të fletëve të votimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›