E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vënë zjarrin bunkerit, në alarm zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë në orët e mbrëmjes në qendër të Tiranës, duke alarmuar zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Zjarri ka rënë në zonën pranë Galerisë së Arteve dhe flakët kanë lëshuar një tym të madh. Por bëhej fjalë vetëm për një bunker të ndërtuar me material prej bukëpeshku, të vendosur nga lëvizja "Zgjohu" në sheshin "Skënderbej". Më pas, zjarri është shuar nga zjarrfikësit, por tymi i madh ka mbledhur shumë kalimtarë, të cilët kanë parë me kureshtje se çfarë ka ndodhur. Nuk dihet nëse policia ka kontaktuar me zjarrvënësit, por mësohet se ky incident nuk shënon ndonjë vepër penale dhe nuk ka sjellë shqetësime për procesin zgjedhor.

Gjatë ditës së djeshme kjo mund të konsiderohet si një ndër ngjarjet që ka ngjallur jo vetëm kureshtje si nga kalimtarët ashtu edhe nga mediat. Por duhet theksuar se ajo mes të tjerash ka shkaktuar edhe panik tek ata që nuk e kanë kuptuar fillimisht se çfarë ishte duke ndodhur në qendër të kryeqytetit, pranë institucioneve të rëndësishme shtetërore që ndodhen në këtë zonë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›