Ndjekje penale, komisionerëve që braktisën detyrën
Të gjithë komisionerët, të cilët nuk janë paraqitur në detyrë ose janë larguar nga puna, do të ndiqen penalisht. Ky është deklarimi i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, në një komunikim me mediat, dje pasdite, pak orë para se të fillonte procesi i numërimit të votave. Janë pesë qendra votimi që nuk janë hapur fare, në asnjë moment të ditës, nga të cilat tri në Komunën Portëz në Fier. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, u shpreh se për këto tri qendra nuk janë paraqitur komisionerët e Partisë Socialiste. Ristani konfirmoi disa prej problemeve teknike, që u vunë re sidomos dje në orët e para të ditës, me bojën e vulave që vulosen dokumentet. Ndërsa ai u shpreh se boja matrikuluese me të cilën shënjohet çdo votues, që paraqitet në qendrën e votimit, është e cilësisë së lartë.
Në lidhje me reagimin për media të nënkryetares Subashi, ai theksoi se komentet jashtë sallës së KQZ-së janë personale dhe jo problematikë e institucionit. Po ashtu, Ristani bëri me dije se vendimmarrjet janë në bazë të ligjit dhe janë të detyrueshme për t‘u zbatuar nga komisionerët. Ristani ka dhënë shifra në lidhje me pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 14:30. Kështu, në Berat kanë votuar 37 për qind e zgjedhësve, në Dibër 39 për qind, në Durrës 34 për qind, në Fier 38 për qind, në Elbasan 37 për qind, në Gjirokastër 34 për qind, në Korçë 35 për qind, në Kukës 41 për qind, në Lezhë 34 për qind, në Shkodër 35 për qind, në Tiranë 38 për qind dhe në Vlorë 33 për qind e votuesve.
Nga ana tjetër, zgjedhjet parlamentare, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, janë cilësuar të qeta, pasi asnjë denoncim nuk ka mbërritur në zyrën e akuzës qendrore. Incidentet e ashtuquajtura të vogla janë regjistruar në disa prokurori në rrethe, ndërsa në Tiranë situata ka qenë shumë e qetë. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se nuk është regjistruar asnjë kallëzim, ndërsa Kryeprokurorja Ina Rama e ka ndjekur procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri nga zyra, ndërsa pasdite është larguar në drejtim të banesës. Ndërkohë, në të gjitha prokuroritë situata ka qenë shumë e qetë me raste sporadike të kallëzimeve. Prokuroritë e rretheve, pas një urdhri të Prokurorisë së Përgjithshme, dje kanë shtuar personelin, në rast të incidenteve të mundshme. Megjithëse ishte ditë pushimi, organi qendror i akuzës urdhëroi që në çdo prokurori të jetë të paktën një nga titullarët. Prokuroria e Tiranës u drejtua nga titullari, Genti Xholi, i ndihmuar nga një zëvendës dhe nga dy prokurorë për katër linjat që funksionojnë në akuzën kryeqytetase. Personel në gatishmëri kishte edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku një nga tre titullarët ishte gjatë gjithë kohës në detyrë.