E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet, rregullore e re per trajtimin, takimet dhe korrespondencen me jashte

Qeveria miraton nje rregullore te re per burgjet. Me nje vendim te posacem, Keshilli i Ministrave vendosi te veje me shume rregull ne burgje, duke lejuar edhe leximin e korrespondences se te burgosurve, me perjashtim nese ajo behet me funksionare te larte te shtetit, si deputetet, autoritetet kombetare dhe nderkombetare, kompetente ne fushen e drejtesise apo te mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Sipas vendimit te marre, te burgosurit do te mund te kene me shume se nje televizor dhe nje frigorifer ne dhome, nderkohe qe do te kene te percaktuar edhe sasine e ushqimit. Ne baze te rregullores se re, ndaj te burgosurve mund te merren masa te ndryshme, pas vleresimit te bere nga komisionet e posacme. Keshtu, ndaj te burgosurve te caktuar, mund te rritet niveli i sigurise per parandalimin e kontakteve me persona te dyshuar si pjesetare te organizatave kriminale ose terroriste apo transferim te perkohshem ne nje institucion me te pershtatshem. "E drejta e takimeve vetem me familjaret bashkejetues, ne nje numer jo me pak se nje dhe jo me shume se dy here ne muaj, qe zhvillohen ne intervale kohore te rregullta dhe ne vende te posacme, qe nuk mundesojne kalimin e objekteve. Keto takime mund te jene nen kontroll shikimi por jo degjimi, nga personeli mbikeqyres. Perjashtimisht, takimi mund te jete nen kontroll degjimi dhe me regjistrim vetem ne perputhje me rregullat e percaktuara nga Kodi i Procedures Penale dhe legjislacioni ne fuqi", thuhet ne rregulloren e re. Ne te percaktohet, se realizimi i bisedave telefonike me familjaret, mund te caktohet edhe nje here ne muaj, me nje kohezgjatje prej 10 minutash. Nderkohe qe perjashtimisht, biseda telefonike mund te pergjohet vetem ne perputhje me rregullat e percaktuara nga Kodi i Procedures Penale dhe legjislacioni ne fuqi, per pergjimet e telekomunikimeve. Po keshtu, kufizime mund te behen ne shumat e te mirave materiale apo objekteve qe mund te marre i burgosuri nga jashte. R. Rapushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›