E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, masat ndaj te burgosurve

Transferimi i perkohshem i te burgosurit ne nje institucion me te pershtatshem te vuajtjes se denimit.
E drejta e takimeve vetem me familjaret bashkejetues, ne nje numer jo me pak se nje dhe jo me shume se dy ne muaj, qe zhvillohen ne intervale kohore te rregullta dhe ne vende te posacme qe nuk mundesojne kalimin e objekteve. Keto takime mund te jene nen kontroll shikimi por jo degjimi nga personeli mbikeqyres. Perjashtimisht, takimi mund te jete nen kontroll degjimi dhe me regjistrim vetem ne perputhje me rregullat e percaktuara nga Kodi i Procedures Penale dhe legjislacioni ne fuqi.
Realizimi i bisedave telefonike, vetem nje bisede ne muaj me familjaret bashkejetues, me kohezgjatje jo me shume se 10 minuta. Keto biseda telefonike nuk mund te pergjohen nga personeli mbikeqyres. Perjashtimisht, biseda telefonike mund te pergjohet vetem ne perputhje me rregullat e percaktuara nga Kodi i Procedures Penale dhe legjislacioni ne fuqi per pergjimet e telekomunikimeve.
Kufizimi i shumave, i te mirave materiale e i objekteve qe mund te marre i burgosuri nga jashte.
Mbikeqyrja e korrespondences, pervec asaj me funksionaret me te larte te shtetit, deputetet e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, autoritetet kombetare dhe nderkombetare, kompetente ne fushen e drejtesise apo te mbrojtjes se te drejtave te njeriut.
E drejta e qendrimit ne ajrim, ne grupe me jo me shume se 5(pese) veta dhe kohezgjatje deri 2 (dy) ore ne dite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›