E Diel, 1 Nëntor 2026

Bostinary: Qeveria te marre vendimin e duhur

Flet Zv.kryetari i delegacionit per EJL, ne PE
Cili eshte mesazhi per qeverine dhe Partine Socialiste neser, kur ne Kuvend pritet te kete votim mbi nismat e PS per hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive te votimit?
Mesazhi im si zevendes kryetar i delegacionit per Evropen Juglindore, eshte i qarte si kristali: Qeveria duhet te gjeje zgjidhje. Qeveria dhe kryeministri duhet te jene ne Kuvend per te realizuar me ne fund, per te negociuar per zgjidhje politike per te zgjidhur krizen ekzistuese politike. Une besoj se z.Berisha dhe partia e tij do te ndermarrin vendime te zgjuara per mirefunksionimin e Parlamentit, por gjithashtu per te miren e vendit. Nese jo, z.Berisha duhet te jete pergatitur per kostot.
Eshte zhvilluar mbledhja e Komisionit te Ligjeve, ku jane hedhur poshte propozimet e PS per hapjen e kutive. Do te kete nje votim ne Kuvend, por deri tani duket se kerkesat e socialisteve do te rrezohen. Nese ndodh kjo?
Le te mos gjykojme paraprakisht. Sepse Zoti Berisha dhe partia e tij vazhdimisht ne menyre te perseritur i kane premtuar Evropes se ata do te gjejne zgjidhje, se do te punojne se bashku me Partine Socialiste per nje zgjidhje politike dhe tani eshte koha e duhur per ta bere kete. Nese neser mazhoranca do te vendose te refuzoje propozimet e Partise Socialiste, kjo do t'i kushtoje. Dua te jem i qarte: Do te jete me kosto, pasi Shqiperia ka nevoje per stabilitet politik. Shqiperia ka nevoje per mbeshtetjen Parlamentit Evropian dhe nese nuk do kete zgjidhje, si nje anetar i delegacionit per Evropen Juglindore nuk do te isha thjesht dhe vetem i shqetesuar, po do ta konsideroja kete si nje deshtim te angazhimeve evropiane te Shqiperise dhe konsekuencat do jene ne perputhje me kete. Por shpresoj ende se vendime te zgjuara do te ndermerren neser nga mazhoranca dhe ne fund do te kemi nje zgjidhje politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›