“Burgu i Burrelit ‘geto’, të mbyllet sa më parë”
TIRANE – Burgu i Burrelit duhet të mbyllet sa më parë. Ai është i pabanueshëm dhe nuk përmbush asnjë standard për të mbajtur 236 të dënuarit.
Në një raport të publikuar pak ditë më parë institucioni i Avokatit të Popullit ka pohuar se, në këtë burg të sigurisë së lartë mungojnë tërësisht kushtet e jetesës, çka bën që gjendja të rëndohet edhe për shkak të mbipopullimit. Në raportin e detajuar për burgun e sigurisë së lartë thuhet se, në burgun e Burrelit ka mbipopullim, lagështirë të madhe, mungesë ngrohjeje, ujëra të zeza që dalin në terrenin e ajrimit, ushqim me cilësi të dobët, mungesë të shtrojave, mungesë ilaçesh dhe nuk lejohen të dënuarit të flasin në telefon me familjarët. Në një prononcim për mediat shefi i kabinetit të Avokatit të Popullit Artur Lazebeu, pohoi dje se në burgun e Burrelit pas arratisë së dy të dënuarve me burgim të përjetshëm pak kohë më parë, nga ana e policisë është vepruar pa profesionalizëm duke ushtruar dhunë. Për këtë, sipas tij janë njoftuar kreu i burgjeve shqiptare, ministri i Drejtësisë dhe institucione të tjera. Sipas tij, ky burg është i pabanueshëm, pasi nuk gëzon asnjë element jetësor për ta bërë banimin të pranueshëm. Po të shohësh regjistrin mjekësor të burgut sheh se, shumica e të dënuarve vuajnë nga ftohja. Duke argumentuar këto pretendime Lazebeu pohoi se, burgu i Burrelit duhet të ishte mbyllur sa më parë. Pas arrestimit të dy të dënuarve Fran Marashi dhe Preng Lleshi dhe kontrolleve të shpeshta nëpër qeli, të dënuarit u ankuan se po keqtrajtoheshin. Nga verifikimi i bërë nga komisionerët e Avokatit të Popullit ka dalë se, pas arratisjeve, administrata e burgjeve është përpjekur që të ushtrojë regjimin e saj, duke përdorur dhunën fizike dhe psikologjike ndaj të dënuarve. f.m.