E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga 16-vjeçarit, abuzoi seksualisht me dy fëmijë të mitur

TIRANE- Pranga adoleshentit 16-vjeçar, akuzohet se abuzoi me dy vëllezër të mitur kushërinj të tij, duke kryer veprime të turpshme seksuale.

 Dylber Halili, 16 vjeç, banues në zonën e Breg-Lumit në Tiranë, është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.3, pas denoncimit të bërë nga prindërit e dy vëllezërve me iniciale E. R., dhe B. R., përkatësisht 7 dhe 4 vjeç. Dy fëmijët, gjithashtu banues në zonën e Breg- Lumit, ishin kushërinj dhe fqinjë të abuzuesit të tyre. Ata janë mashtruar prej Halilit, duke iu dhënë lëpirëse të ndryshme. Më pas ai i ka dërguar në një kasolle larg shtëpisë së tyre ku edhe ka kryer veprime të turpshme me ta. Dy fëmijët janë vonuar për t’u kthyer në shtëpi dhe kur ata janë kthyer, prindërit e shqetësuar i kanë shtrënguar të tregojnë. Të miturit u kanë pohuar prindërve të tyre se kishin qenë me kushëririn e tyre, Dylber Halili në një kasolle larg shtëpisë së tyre. Po kështu ata kanë treguar se, ai kishte kryer veprime të turpshme me ta. Pas rrëfimit të fëmijëve tek prindërit, ata kanë lajmëruar policinë. Këta të fundit pas denoncimit të prindërve të dy vëllezërve, kanë ndaluar adoleshentin dhe më pas e kanë arrestuar atë me akuzën e kryerjes së veprimeve të turpshme me të mitur. Pas arrestimit të adoleshentit 16-vjeçar, policia ka pyetur edhe dy vëllezërit e mitur, për veprimet e kushëririt të tyre. Ata i kanë pohuar policisë se Dylberi i kishte mashtruar ata dhe më pas i kishte larguar nga shtëpia ku edhe kishte abuzuar me ta.    d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›