Linzë, maskat grabisin me armë shqiptaro-amerikanin
Persona të maskuar dhe të armatosur grabitën me pistoletë çiftin amerikan.
Dashamir Biçaku
Grabitësit kanë marrë me dhunë fuoristradën Benz-ML, 5 milionë lekë, 500 dollarë dhe 50 euro dhe më pas janë zhdukur. England Muka, 39 vjeç, me shtetësi amerikane por me banim të përkohshëm në rrugën e Dibrës në Tiranë, ka bërë denoncimin në polici për faktin se, është grabitur nga persona të panjohur të cilët i kanë marrë përmes dhunës automjetin e tij dhe një sasi lekësh si dhe sendet personale. Burime të policisë së kryeqytetit thanë dje për gazetën “Panorama”, se ngjarja ndodhi kur i dëmtuari po kthehej nga një darkë me bashkëshorten e tij në ambientet e kompleksit “Chateau Linza”. Grabitja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:00, në rrugën Tiranë-Dajt, ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë zënë rrugën një automjeti të markës “Mercedez-Benz” ML, me targa amerikane CKA 126 Florida. Sipas deklarimeve të personit dëmtuar, autorët kanë qenë dy persona të maskuar me maska të zeza në kokë. Një prej tyre mbante në dorë një automatik kallashnikov dhe tjetri mbante një pistoletë. Policia filloi hetimin menjëherë pas denoncimit. Në Komisariatin e policisë nr.4, janë shoqëruar disa persona të dyshuar si autorë të grabitjes me armë dhe me maska. Dyshimet e policisë janë adresuar ndaj personave, që mund të kenë pasur dijeni për darkën e çiftit shqiptaro-amerikan, në ajrin e pastër të Dajtit. England Mukaj, që prej vitesh banonte në SHBA dhe që prej disa javësh po qëndronte në Tiranë, ka shkuar disa herë në kompleksin arab në Linzë, ku darkonte me bashkëshorten e tij. Ajri i pastër sipas deklarimeve të tij në polici, i ishte rekomanduar edhe nga mjekët për gruan e tij të sëmurë. Sipas të dëmtuarit, ata, sapo kishin lënë lokalin rrëzë malit të Dajtit ishin nisur për t’u kthyer në shtëpinë e tyre. Vetëm pesë minuta pas kësaj, kur ishin nisur me makinë, dy persona u kanë bllokuar rrugën. Ata kanë zbritur të dy bashkëshortët dhe i kanë detyruar të hipin në makinën e grabitësve, duke i vendosur në sediljen e pasme. Grabitësit kanë transportuar çiftin 300 metra larg rrugës kryesore, në një ambient të pabanuar. Personat e maskuar janë larguar, pasi u kishin marrë të dëmtuarve paratë që kishin me vete rreth 500 mijë lekë të reja, 500 dollarë dhe 50 euro. Po kështu, sipas burimeve të policisë, grabitësit u kanë marrë të dëmtuarve edhe dy aparate telefonash celularë, në mënyrë që ata të mos kishin me çfarë të lajmëronin për ngjarjen. Në ikje, grabitësit kanë marrë edhe makinën luksoze të shtetasit shqiptaro-amerikan. Policia është njoftuar rreth gjysmë ore më vonë, pasi të dëmtuarit kanë arritur të dalin në rrugën kryesore dhe të kërkojnë ndihmë. Nga hetimet e para, mësohet se autorët e krimit mund të jenë njerëz të informuar mbi lëvizjet e bashkëshortëve. Gjithsesi, policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar, por për asnjë prej tyre nuk u gjetën prova për lidhje me grabitjen. Policia ka verifikuar edhe disa makina dhe disa pika të riparimit të automjeteve, për zbuluar nëse mjeti i grabitur ishte fshehur në to.