E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgu i Burrelit, oficeri padit për dhunë drejtorin

BURREL- Oficeri i burgut të Burrelit padit në polici për dhunë Drejtorin e burgut. Motivi i padisë ka qënë ngjarja e një natë më parë jashtë orarit të punës. Nga burime prane policise mësohet se oficeri Ilir Domi, Drejtori i burgut të sigurisë së lartë Shkëlqim Gjecuka dhe 2 oficerë të tjerë ndodheshin bashkë në të njëjtin lokal. Sipas oficerit të paditës, krejt papritur tre funsionarët kanë nisur të ushtrojnë dhunë fizike ndaj tij.Madje sipas Domit 3 të akuzuarit përfshirë dhe oficerët Elmaz Dika dhe Fatmir Nxheka kanë nxjerrë dhe armët duke ia drejtuar atij. Mbeten të paraqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa shërbimi i kontrollit të brendshëm po vijon hetimet.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›