Gardiani i 313 perballe te denuarve Kush eshte armik te dale ketej

E shtune 30 korrik 1966/ Ne pasdite mberritem ne burgun 313 ne Tirane. Porte mbas porte na futen ne nje korridor te gjate. Ne nje faqe te murit ishin rreshtuar 16 te denuar qe sapo i kishin sjelle nga Fieri me autoburg. Na rreshtuan dhe ne te tre qe vinim nga Tepelna. Pas pak erdhi oficeri i rojes. Ai pasi na veshtroi me imtesi mori qendrim serioz dhe shqipoi me nje ze te cjerre
- Kush eshte armik te dale ketej Nje moment shtangem dhe filluam te shikonim njeri-tjetrin. Askush nuk po dilte andej nga tha eprori. Ky i fundit kur e pa qe nuk doli njeri shkoi ne zyre dhe u kthye me disa letra ne duar. Aty per aty filloi ti lexonte.
- Kush eshte Neim Pashaj -bertiti dhe mbasi mori pergjigjen time u hakerrye me ze te larte - Kur te thone pse nuk del ketej
- Une nuk jam armik skam pse te dal.
Nje polic ne krah te tij qeshi me te madhe. Oficeri i rojes ktheu koken nga une. Fytyra e tij kishte marre nje pamje te zeze.
- Dil more Neim dil ketej - urdheroi ai me nje ton disi me te qete dhe beri me dore ne drejtim te korridorit duke i dhene urdher policit te me shoqeronte per andej. Ai me shpuri ne nje hyrje me dy pale dyer te hekurta te renda e te medha te lyera me boje te zeze. Aty na priste nje polic dhe nje civil i veshur me pantallona kaki dhe kemishe ushtarake me menga te shkurtra. Civili gjysme ushtarak me mori per krahu dhe me futi ne nje dhome ku kish nje tavoline nje karrige dhe nje stol. Ajo ishte depoja e plackave te te denuarve e pajisur me rafte te ndara horizontalisht dhe me kate. Ne rafte ishin vendosur canta e sende te llojeve e modeleve te ndryshme. Prane cdo rafti e cante ishin etiketat me identitetin e pronarit dhe dhomen ku ish strehuar. Pasi me pyeti nga isha e pse isha denuar me ftoi te ulesha ne stol. Me erdhi shume prane e me ngushelloi te shkuara dhe mos u merzit se ketu ke plot te moshes tende. Pastaj u ulem shtruar e me tregoi historine e tij. E quanin Syrja Shehu. Te 313-ta kishte ardhur nga marina ku sherbente si oficer. Ishte denuar kater vjet per agjitacion e propagande. Kishte bere pjesen me te madhe te denimit dhe priste te lirohej. Nje moment biseden na e nderpreu trokitja e deres. Hyri nje i denuar tjeter. Aty per aty Syrjai beri prezantimin. E quanin Sitki dhe me sa mora vesh e kishte denimin e dyte. Ishte liruar para nje viti dhe para 10 ditesh e kishin sjelle perseri per te kryer denimin tjeter. Syrjai i dha batanijet dhe rrobat e tjera. Bashke me te shkuam te dhoma e fundit me nr.8. Deren e hapi polici dhe Sitkiu para e une pas u futem brenda. Pas pak polici i vuri drynat deres. Ne dhome ishin rreth 20 vete. Sa u futem ne ata u cuan ne kembe. U pershendetem me ta e u ulem. Me i moshuari i tyre me beri me dore e shkova prane tij. Sa fillova te flas me te te dera u shfaq oficeri i rojes dhe urdheroi per te dale jashte. Plaku me sqaroi se kishim dy ore ajrim. Dolem te gjithe bashke. Vendi i ajrimit ishte nje shesh mes godinave rreth 500-600 m2 i rrethuar me mur te larte. Gati 2 metra brenda murit rrethues ishte nje pjese e vizuar dhe ne cdo 10 metra kishte tabela me mbishkrimin zone e ndaluar. Diku ne fund te sheshit ishte nje pus me uje. Te denuarit vinin verdalle sa nga njeri cep ne tjetrin. Beheshin rreth 150 vete. Ato caste pata rastin te njihesha me mjaft prej tyre po edhe te mesoja shume gjera per jeten e burgut. Me i moshuari me terhoqi menjane e me tha te ngulisja mire me mendje disa rregulla fondamentale per jeten e burgut E para cdo i porsaardhur rrethohej nga te denuarit dhe shkembente me ta gjeneralitetet personale. E dyta i porsaardhuri ngushellohej me fjalen te shkuara. E treta te denuarit te gjenin bashkepatriotet te prezantonin e te linin ne bisede te lire me te....