Burokracitë anulojnëkoncertin e Ramazzotit
PRISHTINë- Anulohet koncerti i këngëtarit italian Eros Ramazzoti në Kosovë. Klubi Prishtina fajësojnë menaxhimin e organizmit të koncertit për faktin se nuk kanë nënshkruar një kontratë për shfrytëzimin e stadiumit.
Armenda Filipaj, organizatore, thotë se nënshkrimi i kontratës mes Ministrisë së Kulturës, nën patronazhin e së cilës mbahet koncerti dhe stadiumit të Prishtinës, detyrimisht do të thotë se Stadiumi i Prishtinës mund të shfrytëzohet.
Në orët e vona të së martës, kamionët që do të skenën për koncertin e Eros Ramazzottit nuk janë lejuar të hyjnë brenda stadiumit të qytetit të Prishtinës.
Janë dy versione të cilat dalin nga e gjithë kjo rrëmujë që qoi në anulimin e koncertit të këngëtarit Eros Ramazzotti. Njëri vjen nga Afrim Muçiqi, drejtues i klubit FC Prishtina dhe tjetri vjen nga Armenda Filipaj, organizatore e koncertit.
Por një është e qartë, koncerti i Ramazzottit është anuluar deri në një datë tjetër, ndërsa “topi i fajit” hidhet në dy anët. Afrim Muçiqi thotë se versioni i tij është i vetmi dhe nuk ka tjetër. Ai shprehet se është menaxhimi i koncertit të Ramazzottit, ai që nuk i ka përmbushur obligimet e duhura duke mos nënshkruar një kontratë.
Muçiqi thotë se Ministria e Kulturës duhet t’i paguante stadiumit të Prishtinës një shumë prej 15 mijë eurosh për shfrytëzim e stadiumit.
(e.n/express/BalkanWeb)