Bullgari, asnjë rritjepage për dy vitete ardhshëm
SOFIE- Bullgaria nuk do të rrisë pagat në sektorin publik për dy vitet e ardhshme. Burime qeveritare të cilave u referohet agjencia maqedonase e lajmeve mia se në planin buxhetor të periudhës 2011- 2113 nuk do të ketë rritje pagash dhe se mënyra e vetme për rritjen e fitimit është ulja e numrit të punonjësve të administratës. Deri në fund të këtij vitit është parashikuar një zvogëlim i punonjësve në administratën shtetërore deri në 10 për qind.
Qeveria bullgare për vitin 2010 parashikon një inflacion prej 3,6 për qind, për vitin 2011 inflacioni parashikohet të jetë prej 3,5 për qind, ndërsa për vitin 2013 prej 2,7 për qind.
Plani i qeverisë nuk parashikon ndryshime në politikën tatimore, ndërsa shpenzimet buxhetore nuk duhet të jenë më të mëdha se 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Qeveria bullgare parashikon rritje ekonomike vitin e ardhshëm me 3,6 për qind, në vitin 2012 prej 4,7 për qind dhe në vitin 2013 prej 4,9 për qind. Rritja ekonomike e vendit këtë vit është parashikuar një për qind.
(s.g/atsh/balkanWeb)