E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi: Gjykatambyll hetimet mbinjë varr masiv

PODGORICE- Zyrtarët e një gjykate në Malin e Zi thonë se një hetim që po zhvillohej ndaj një varri masiv në vend u mbyll, pasi nuk gjeti fakte se atje ishin varrosur shqiptarë të Kosovës.

Një zëdhënëse e gjykatës bëri të ditur se nuk ka fakte për ekzistencën e një varri masiv në qytetin verior Andrijeviça të Malit të Zi, pranë kufirit me Kosovën.

Zyrtarët malazezë zhvilluan hetime lidhur me varrin me kërkesë të misionit të EULEX-it.

Në fillim të vitit u zbulua në Serbi një varr masiv me trupat e 250 shqiptarëve të Kosovës. Viktimat mendohet se janë vrarë gjatë konfliktit të vitit 1998-1999 në Kosovë.
(e.n/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›