E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetuesit e epokës së diktaturës

Përderisį diktaturat mbijetojnë me armiq imagjinarë, merret me mend përse u duheshin atyre hetuesit. Këta nuk zbulonin, as faktonin veprimtarķ të tilla. Këta krijonin armiq nga hiçi. Nuk merreshin këta as me faktet, as me provat. Për ta e vërteta qëndronte në urdhërat e partisë! Hetuesit e epokës së diktaturës ishin “thonjtë” e saj të hekurt; mbrojtësit e mizorķve të saj; “justifiukuesit” e krimeve të saj monstruoze. Hetuesit e diktaturës as që e merrnin mundimin të zbulonin fajësitë, të cilat edhe vetë e dinin se ishin të paqena. Viktimat ishin “kurbanët” që i duheshin atij pushteti për të mbajtur nën zap njerëzit e zhytur në mjerim. Të pandehurit planifikoheshin sipas një ligji, që as vetë hartuesit e tij nuk e kuptonin se përse vepronte ashtu. Atë e dinin vetëm “ustallarët” me diktatorin. Akuzat montoheshin që para arrestimit, ose u kërkoheshin viktimave, që ato t’i sajonin vetë. Dukej, pra, që hetuesit kishin bërë “shkollë” se si të montonin fajësitë e paqena dhe si t’i detyronin viktimat të pranonin “krime”, që as i kishin imagjinuar. Kjo praktikë pune ishte aq e zakonshme, sa i kishte “bindur” dhe vetë xhelatët se qënkësh rruga më e drejtë për të vepruar ndaj armikut të klasës. Hetuesia komuniste i shembëllente kështu një therrtoreje, ku përgatiteshin viktimat, me të cilat gjykatat do të zhvillonin gjyqet qesharake. Në themel të punës së hetuesive komuniste qëndronte paragjykimi se armiku i klasës duhej goditur që në vezë, madjé dhe kur ai të mos kishte menduar për të zhvilluar një veprimtarķ keqbërëse. Hetuesit këtë e shprehnin hapur, sa herë që u thoshin viktimave se ata (hetuesit) nuk ishin aty për të zbuluar fakte dhe prova, por për t’i”bindur” të pandehurit të krijonin kundër vetes faje të paqena. Kur ndodhte që një i pandehur të pyeste hetuesin, që e torturonte, se përse e kishin arrestuar, ky i përgjigjej: “Atë do të na e shpjegosh ti! Ne nuk jemi këtu për të gjetur ç’ke bërë zotrote, por për të të bindur ty (me kopaçe) se si t’i sajosh vetes fajësķ, nëse dëshiron që të shpëtosh nga dajaku ynë !”. Por më e çuditshme, madje e pabesueshme, ka mbetur për viktimat fakti se ku e gjenin këto kafshë me fytyra njeriu tërë atë urrejtje ndaj njerëzve të pafajshëm. Mos vallë edhe egërsķa edukohet ? Apo urrejtja e paarsyeshme shndërrohet në forcë zakoni, aq sa të bindë edhe xhelatin se ka të drejtë të veprojë pa mëshirë, edhe ndaj një njeriu të pafajshëm? Për hetuesit e komunizmit ligji ishte thjesht një copë rreckë në duart e tyre. Kurse hetuesit, gjykatat dhe tërë aparati represiv i diktaturës vepronte sipas “qarkoreve”, “buletinëve” dhe “urdhëresave” të KQ të partisë. Madje në fillim, Sigurimi i Shtetit veproi gjoja edhe me kokën e vet, gjersa Enver Hoxha, që bënte sikur nuk dinte gjë, u “tremb” dhe nisi t’i dënonte një e nga një, për të larë kështu duart e tij të përgjakura! Hetuesit gradoheshin, shpërbleheshin, madje dekoroheshin, kur arrinin të “kandisnin” një të pandehur të pranonte se ishte “koka” e një grupi të madh armiqësor, që nuk kishte ekzistuar kurrë. Hetuesia krijonte përçarje midis popullit, duke e bërë atë fajtor për dënimin e vetes. Po cili ishte synimi final i këtij shpërfytyrimi, që u bëhej njerëzve ? Dihet që diktorët lëngojnë nga mania e persekutimit, ndaj në imagjinatën e tyre të sëmurë krijojnë armiq imagjinarë. Këta xhelatë “qetësohen” vetëm kur terrorizojnë një popull të tërë. Prandaj dënimi i njerëzve të pafajshëm shërbente dhe si një pikë referķmi, me të cilën njerëzit e thjeshtë lypsej të “kontrollonin” veten çdo mëngjes. Të gjithë duhej të ishin të kënaqur, jo pse ishin mirë, por pse shihnin që rreth tyre kishte shumë më keq. Kështu dënimet pa faj i tregonin populli se ai duhej të ulte kokën dhe të duartrokiste mjerimin e vet. Hetuesit i kanë dhënë një ndihmesë të madhe komunizmit për mbijetesën e tij, për krijimin e pasigurisë për të nesërmen, për forcimin pa shkak të luftës së klasave. Ata kanë qënë besnikët më të devotshëm të partisë, sepse i jepnin asaj çdo ditë prova të mëdha për devotshmërķnë e tyre. Ata ishin kriminelë, që u mësuan të hanin bukë duke torturuar e zhdukur njerëz të pafajshëm.
Hetuesit e diktaturës ishin ajka e “aristokracķsë” së krimit, ithtarët sadistë të një shteti, që përpiqej të mbijetonte duke depersonalizuar kombin. Ata i kryenin detyrat me një urrejtje të çuditshme, sepse në vetëdijet e tyre të kalbura flinte frika, e lindur prej krimeve që ata kryenin çdo ditë. Merret me mend sot se sķ e përjetojnë ata në demokracķ barazķnë para ligjit me viktimat e tyre. Nuk është e vështirë për gjithkënd ta përfytyrojë se me çfarë ankthi i presin ata sot reformat, sidomos në drejtësķ. Ata janë antidemokratë të betuar dhe hakmarrës ndaj atyre, që demokracķa i nxorri nga errësķra në dritë. Ja paradoksi i tyre fatal e qesharak: “Hakmarrës ndaj viktimave të tyre!”. Kur janë në poste të larta ata e shtrembërojnë edhe sot ligjin, sepse duan të krijohet ajo çoroditje morale, me të cilën të prishin imazhin për demokracķnë. Ka prej tyre që janë endé në organet e Drejtësķsë, ku kultivojnë korrupsionin më të zķ. Dhe këtë e bëjnë, jo vetëm për t’u pasuruar, as vetëm për të mos humbur privilegjet e djeshme, por kryekëput për t’u hakmarrë ndaj demokracisë, sidomos ndaj atyre që me aq entusiazëm përmbysën diktaturën. Krimi i tyre më i rëndë nuk janë as torturat e djeshme ndaj të pafajshmëve, as montimi i akuzave false, as shpifjet e trillimet më të turpshme ndaj engjëjve të këtij populli martir, por depersonalizimi i njeriut. Përpjekja e tyre për t’i detyruar njerëzit të akuzonin pa fakte njëri-tjetrin; detyrimi me dhunë për të pranuar akuza të paqena, e tj, janë vetëm disa nga poshtërsitë e hetuesve të diktaturës. Prandaj kurrsesķ nuk duhet të zgjidhen sot përsërķ në krye të Drejtësķsë njerëz të implikuar me krimin komunist. Nuk duhet të japin drejtësi ata, që u tallën me dekada me të drejtat elementare të këtij populli, që s’kishte asnjë faj. Le të ulërijnë sot socialistët me Ramën në krye për të përjetësuar “gogolët” e (pa)drejtësisë komuniste në majat e gjyqësorit. Populli, që vuajti aq shumë prej tyre, nuk do t’i lejojë as t’i afrohen “fronit” të shenjtë të atij tempuli, që barazon gjithë qytetarët para ligjit. Kjo është alfa e demokracķsë, ndaj populli këtu nuk lëshon pé. Të gjithë duhet ta pranojnë se pa një drejtësķ të moralshme dhe profesionale demokracia do të jetë gjithmonë e rrezikuar!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›