Burrat e dhunshem, nje arrestohet, tjetri nen akuze
Hyn me force ne shtepine e ish-bashkeshortes ne Erseke, duke i shkaterruar deren dhe kercenuar me jete, arrestohet 57-vjecari i cili kishte marre urdher nga gjykata qe te mos i afrohej nderteses. Nje tjeter denoncim per dhune ne familje eshte bere ne komisariatin e Durresit, ku gruaja ka kerkuar ndihme policore pasi ishte rrahur dhe kanosur nga bashkeshorti. Burime zyrtare te policise konfirmuan dy ngjarjet dhe leshimin e urdhrave te mbrojtjes. Agim Jaho, banues ne fshatin Qafezes te Ersekes, u ndalua dje per “pengime te ekzekutimeve te vendimit te gjykates”, pas kallezimit te bere nga V. Zole, 61 vjece, e cila pretendoi se mbremjen e se henes, ish-burri i ka demtuar deren, ka tentuar te hyje brenda me force dhe e ka kercenuar me jete. Policia e Durresit gjithashtu plotesoi dje kerkese-padine per leshimin e urdhrit te mbrojtjes se menjehershme per M. P., 43-vjec, banues ne lagjen nr. 15, e cila denoncoi bashkeshortin me inicialet T. P., 46-vjec per keqtrajtim dhe dhune psikologjike te vazhdueshme.