Nuk i ndalojne postbllokut, rrahin policet rrugore
Lushnje- Tre persona dhunojne ne rruge patrullen e sherbimit te Policise Rrugore pasi iu kerkua qe te ndalonin mjetin dhe t’i nenshtroheshin kontrollit. Incidenti ka ndodhur duke zbardhur dita e djeshme ne afersi te rrethrrotullimit te Cermes ne Lushnje. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije se ndaluan pas nje ndjekje ne rrugen kombetare te dyshuarit Elton Bishti, 27 vjec, nga Tirana, Mihal Zharkalli, 30 vjec, banues ne Gjirokaster dhe Theodhoraq Zharkalli, 43 vjec, banues ne Tirane. Te dyshuarit, gjate udhetimit ne segmentin rrugor Lushnje-Rrogozhine, ne afersi te Cermes, duke drejtuar mjetin me targe TR4327N, kane kundershtuar me dhune per shkak te detyres punonjesit e Policise Rrugore te kesaj linje. Patrulla i ka bere thirrje per te ndaluar drejtuesit te mjetit, ndersa nga makina kane dale tre agresoret duke sulmuar efektivet. Eshte dashur nderhyrja e grupeve te gatshme qe te behet arrestimi i tyre.