E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrat rrahin grate, dy bien ne pranga

TIRANE - Dhuna ndaj grave nuk njeh kufij. Nje 30-vjecar eshte ndaluar, pasi gruaja e ka denoncuar per ushtrim te dhunes fizike e kercenim per shkaqe xhelozie. Burime zyrtare te policise thane se Arjan Hysa eshte kallezuar dy dite me pare dhe shoqerimi i tij eshte bere ne baze te ligjit te ri per “masat ndaj dhunes ne familje”. Denoncimi eshte bere ne Komisariatin nr. 2 te Tiranes nga e demtuara M. H., 29 vjece. Ndaj te dyshuarit Hysa ka nisur procedimi penal per rrahjen dhe kercenimin e gruas. Por, paralelisht me procedimin penal, per t’i ardhur ne ndihme dhe me synim per te parandaluar pershkallezimin e konfliktit, 29-vjecares iu plotesua kerkese-padia per leshimin e urdhrit te mbrojtjes drejtuar Gjykates se Tiranes. Hysa do te jete nen hetim per akuzen e “demtimeve te tjera me dashje”. Po dje, policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorise se Tiranes, ndaj Ilir Mana, 29 vjec banues ne Fushe Mezes, pasi ne bashkepunim me Vath Cikun, 41 vjec, i cili do te ndiqet ne hetim te lire, rreth ores 14:00 te dites se djeshme, ne rrugen “4 Deshmoret”, kane tentuar te vrasin me sende te forta F. Tartaraj, 40 vjece, pas nje debati per motive te dobeta.

A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›