E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjaret denoncojne humbjen e 48-vjecares

DURRES - Zhduket pas asnje lloj adrese nje grua. Prej kater ditesh, policia e Durresit eshte vene ne kerkim te gjetjes se gruas, e cila rezulton te jete larguar nga banesa e saj. Me inicialet L.M., 48 vjece, ka dale nga banesa e saj, kater dite me pare, dhe qe nga ajo dite nuk eshte kthyer me ne shtepi. Denoncimi per zhdukjen e saj eshte bere nga femijet dhe te aferm te se humbures, e cila banonte ne lagjen numer 14, te qytetit te Durresit, e njohur ndryshe si ish-zona industriale e Shkozetit. Burimet policore bejne te ditur se 48-vjecarja L. M., kishte ardhur para pak kohesh nga fshati Gramsh, i Lushnjes, duke u vendosur ne lagjen informale. Sipas te njejtave burime 48-vjecares i kishte vdekur burri disa kohe me pare, nderkohe qe behet e ditur se ajo nuk ka shfaqur probleme mendore. Policia eshte vene ne kerkim te saj, nderkohe qe po hetohen edhe mundesite qe ajo te jete rrembyer, apo larguar jashte shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›