E Shtunë, 31 Tetor 2026

E pandehun gjah, vrasin shokun

Librazhd- Nje 22 vjecar nga fshatrat e Librazhdit eshte vrare aksidentalisht ne gjueti pasditen e djeshme. Teki Albrahimi, banues ne fshatin Nezhe te komunes Orenje, qelluar me cifte nga vellezerit Skender, Xhevahir dhe Bilal Alcani. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:30, ne vendin e quajtur Mali i Mezices. Vellezerit Alcani ka qene duke ngrene ne nje lendine kur kane degjuar nje zhurme ne pyll ne afersi te tyre. Ata kane menduar se po sulmoheshin nga nje ari, ndaj kane qelluar disa here me cifte ne drejtim te zhurmes. Pas krismave ata kane pritur edhe disa caste. Dhe pasi jane siguruar se nuk kishin me rrezik, kane shkuar te shohin se cfare kishte ndodhur. Por kane mbetur te shokuar kur ne vend te ariut kane kane pare te vrare bashkefshatarin e tyre Teki Albrahimi. Me gjithe ndihmen e dhene ne kushte rrethanore, ata nuk kane mundur te shpetojne 22 vjecarin, i cili ka nderruar jete per shkak te hemorragjise ne te gjithe pjeset e trupit. Ngjarja ka tronditur pa mase vellezerit te cilet kishin shkuar per gjueti ne mal. Vellezerit Alcani kane lajmeruar policine dhe familjaret, ndersa u ndaluan per kete ngjarje. Nendrejtori i policise se Elbasanit, Ardian Cipa, u shpreh se " kane qene vete autoret qe kane njoftuar policine duke spjeguar edhe rrethanat e ngjarjes”. Per shkak te erresires dhe largesise, ekspertet dhe grupi hetimor do te shkojne sot ne vendngjarje. Burime policore pohuan se paraprakisht mendohet qe te kete qene nje vrasje aksidentale.
F.S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›