E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’e lene te takoje vajzen, plagos ish-gruan dhe vjehrren

Roja i nje ambasade plagos ish-gruan dhe vjehrren ne banesen e tyre, pas nje konflikti per vajzen e humbur pas divorcit. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme prane parkut te autobuseve ne “Rrugen e Kavajes” dhe ka tmerruar vogelushen, qe eshte bere “viktime” per here te dyte, si pasoje e marredhenieve te prinderve te saj. Perparim Vrapi u arrestua menjehere nga policia e Komisariatit nr. 2 ne Tirane, pas denoncimit se kishte dhunuar ish-bashkeshorten, Elona P., dhe nenen e saj. Dy grate perfunduan ne spital me plage te ndryshme ne trup dhe gjendja e 65-vjecares Violeta P., sipas policise, eshte me e renduar. Diten e djeshme, Vrapi ka dashur te takoje vajzen e tij te humbur pas gjyqit per divorcin. Elona nuk ka pranuar qe 35-vjecari te takoje te bijen dhe situata ka degjeneruar ne ushtrim dhune. Vrapi akuzohet se ka goditur me grushta e shkelma ish-gruan dhe vjehrren. Burime zyrtare te policise thane se ishin njoftuar nepermjet nje telefonate ne sallen operative, ndersa ne spital u derguan dy te demtuarat. Vrapi mesohet se punonte si roje i nje ambasade ne kryeqytet dhe dje, duke shfrytezuar nje dite pushimi, ka shkuar ne zonen e ish-Parkut te Autobuseve. Megjithe deshiren per te takuar te bijen, 35- vjecari eshte pergjigjur me force ndaj refuzimit te ish-gruas se tij 30-vjecare. Skena e ngjarjes mesohet se eshte zhvilluar e gjitha para syve te vajzes se mitur. Elona dhe Violeta P., jane transportuar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak, ku kane marre dhe ndihmen e menjehershme te mjekeve. Sipas burimeve nga spitali, 65-vjecarja ndodhet ne nje gjendje me te rende se vajza e saj. Perparim Vrapi, sipas policise, eshte ndare pas nje procesi ne Gjykaten e Tiranes, ndersa vajza e mitur mbahej nga e ema.
A. C
I arrestuar:
Perparim Vrapi, 35 vjec
Te demtuara:
Elona P., 30 vjece
Violeta P., 65 vjece

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›