Plagosi badiguardin, mbetet ne qeli 18-vjecari
Tirane - Gjykata e Tiranes le ne qeli 18-vjecarin qe plagosi me thike, tri dite me pare, badigardin e bingo “Fazan”, ne qender. Emiljan Kipti e ka pranuar akuzen perpara gjykateses se gatshme Mariana Dedi. Sipas rrefimit te te dyshuarit, badigardi nuk e ka lejuar qe te hyje ne bingo dhe per kete shkak ka ndodhur ngjarja e rende. Prokurori i ceshtjes ka bere te ditur se ngjarja, per te cilin akuzohet 18-vjecari ka ndodhur tri dite me pare, rreth ores 20:00 ne kryeqytet. Kipti, pasi eshte konfliktuar me badigardin e bingos, ka nxjerre nje thike dhe me pas e ka qelluar ne bark, duke i shkaktuar plage te renda. Mbi 18-vjecarin rendon akuza e “vrasjes me dashje, mbetur ne tentative” dhe “mbajtje pa leje te armeve te ftohta” .