E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deti nxjerr peshkatarin

DURRES - Gjendet me ne fund peshkatari i humbur nje muaj me pare, pasi kishte dale per te mbledhur rrjetat me peshq. Kufoma e peshkatarit Faik Idrizi, nga fshati Karpen i rrethit te Kavajes, i zhdukur ne det rreth 3 jave me pare, u gjet mengjesin e djeshem ne rade, rreth 5 milje nga porti i Durresit. Trupi qe pluskonte u diktua nga motopeshkatorja "Pukjani", e cila leshoi ne Kapitanerine e portit te Durresit nje sinjal. Ndersa “Pukjani” vijoi rrugen drejt peshkimit, ekuipazhi njoftoi me radio koordinatat, ne te cilat ndodhej kufoma. Dy motoskafe te policise kufitare u nisen ne vendin e ngjarjes, por e kane pasur te pamundur te vene ne bord trupin e fryre nga uji, duke e lidhur me litare ne pjesen anesore te nje skafi. Rreth mesdites se djeshme, trupi i peshkatarit u soll ne kalaten numer 1 te portit. Vellai i viktimes, dy djemte e tij dhe disa te aferm, kane mberritur posacerisht ne bankinen e portit per te identifikuar trupin e mbeshtjelle me batanije. Pasi kane njohur viktimen, trupi eshte nisur drejt morgut te spitalit rajonal te Durresit me nje autoambulance te posacme me pas iu dorezua familjareve per ceremonine mortore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›