E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel- aksident automobilistik, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Duke udhëtuar në aksin rrugor Mat-Burrel, një furgon me pasagjerë ka dalë jashtë rruge. Si pasojë furgoni ka pësuar aksident. Nga ky aksident ka ngelur e vdekur 5-vjeccarja me iniciale A.Z. 5-vjeccarja është e vetmja viktimë e këtij aksidenti për shkak të daljes nga rruga të furgonit me pasagjerë, i cili ishte duke udhëtuar nga Mati në Burrel. Ndërsa 3 persona janë shtruar në spitalin e Burrelit të plagosur si pasojë e aksidentit. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Sanës. Për këtë ngjarje ku një 5-vjeccare ka humbur jetën Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit. Në furgon udhëtonin 8 pasagjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›