E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Medvedev- Ki-Moon, diskutime rreth Kosovës.

 

Konfliktet ndërkombëtare nuk mund të zgjidhen jashtë Kombeve të Bashkuara, siç është rasti i Kosovës. Presidenti i RusisëDmitry Medvedev është i mendimit se tentativat do të ishin joproduktive dhe nuk do të kontribuaonin në arritjen e paqes dhe stabilitetit. Ai ka diskutuar rrethkësaj teme gjatë takimit të sotshëm me sekretarin e Kombeve tëBashkuara, Ban Ki-Moon. Presidenti i ardhshëm i Rusisë i cili në këtë post do të zevendësojë Vladimir Putin më 7 maj, ka thënë se janë të pabaza tezat për krizën në Kombet e Bashkuara dhe ka shtuar se Rusia mbështet këtë organizatë botërore. Sipas Medveden asnjë shtet nuk është në gjendje që i vetëmtë zgjidhë problemet ndërkombëtare. Sekretari Ban Ki-Moon gjendet përnjë vizitë treditore në Rusi ku është mirëpritur nga presidenti në largim Vladimir Putin, i cili në njëzë me Medvedev ka deklaruar se OKB është e vetmja organizatë ndërkombëtare universale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›