Fier-Në protestë banorët përreth zonës së Azotikut
Me dhjetra protestues, banorë të zonave përreth Azotikut kanë dalë sot për të protestuar kundër firmës që ka fituar tenderimin për hapjen e gropës së landfillit, për groposjen e arsenikut. Banorët nuk duan të lejonë që firma të groposë arsenikun pasi sipas tyre groposja e arsenikut do të ndotte burimet e ujrave dhe do të rrezikonte jetën e njerëzve. Banorët kanë protestuar rreth orës 12 e 30.L.Ç