E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, dështon tryeza e thirrur nga Paskal Milo

 

Partia socialdemokrate dhe Partia Socialiste nuk kanë marrë pjesë në tryezën e bisedimeve të thirrur nga Paskal Milo kreu i Demokracisë Sociale. Pasi ky takim synonte kompromisin për një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore. Mos marrja pjesë e PS-së dhe PSD-së ka lënë të vetëm në tyrezë LSI, PDS e PAD. Kreu I LSI-së Ilir Meta u shpreh-"Ne kërkojmë largimin e Berishës dhe jo Instalizimin e dy Berishave në vitin 2009. detyra jonë shtë që edhe disavantazhet t'i kthejmë në avantazhe". Milo e cilësoi këtë zhvillim politik si grusht shteti institucional, ndërsa Ceka e konsideroi si tradhti që i bëhet Opozitës në momentin kur duhet të ikë Berisha.

Pas deklaratave dhe akuzave tryeza e fundit e Opozitës zyrtarizoi atë që në fakt ishte paralajmëruar prej kohësh çarjen përfundimtare të koalicionit opozitar. Socialistët pavarësisht presionit të ish-aleatëve të tyre duken të vendosur të mos tërhiqen nga realizimi i reformës zgjedhore me Partinë Demokratike, me një sistem proporcional rajonal dhe me lista të mbyllura. Aktualisht dy forcat e mëdha PS e PD kanë 88 vota në kuvendin e Shqipërisë sëbashku me 7 votat e socialdemokratëve bëhen 95 të tilla, të mjaftueshme për të kryer ndryshimet edhe pa konsensusin e forcave të tjera politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›