Hetimet ndaj Metës, Ina Rama: Nuk kemi shkelur procedurat
TIRANË- Kryeprokurorja Ina Rama i pergjigjet akuzave te Ilir Metes, pas përfundimit të ceremonisë së Programit “Sfida e Mijëvjecarit”. E pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat që kreu i LSI-së ngriti 2 ditë më parë, ndaj organit të akuzës për shkelje të proceduarave në hetimin e dosjes se përgjimit, Ina Rama tha se nuk janë shkelur asnjëherë proceduarat.
“Prokuroria nuk ka shkelur asnjëherë procedurat. Akuzat e bëra ndaj prokurorisë janë retorikë politike. Kemi lënë gjithcka për në sallën e gjyqit”, nënvizoi kryeprokurorja.
Kryetari i LSI, Ilir Meta ka akuzuar 2 ditë më institucionin e akuzës se ka shkelur ligjin me ekspertizat dhe procedurat ndaj dosjes se përgjimit nëpërmjet veprimeve të paligjshme arbitrare.
“Ka një shkelje totale të procedurave nga ana e prokurorisë. Ka funksionuar si një celulë politike ekstremiste për të dëmtuar personin tim dhe forcën politike që unë drejtoj vetëm për arsye elektorale”.
Meta theksoi se ka fakte që Prokuroria shkeli procedurat hetimore, ndaj sipas tij hetimet duhet të shpallen të pavlefshme.
(m.a/BalkanWeb)