Burrel, Këshilltarët, debat për "Skënderbeun"
BURREL- Bashkia e Burrelit është përfshirë këto ditë nga një debat i ashpër për heqjen e monumentit të Skenderbeut në qendër të qytetit, dhe zëvendësimin e tij me monumentin e Mbretit Zog. 9 këshilltarë të Bashkisë së qytetit nga maxhoranca lokale, kërkojnë heqjen e monumentit të Skenderbeut nga qendra e qytetit, ndërsa përfaqësuesit e opozitës kundërshtojnë këtë vendim. Këshilltarët lokalë përfaqësues të maxhorancës monumenti i Skënderbeut kanë kërkuar që ai të zëvëndësohet me monumentin e Mbretit Zog. Një kërkesë e tillë ka cuar në debatin me këshilltarët e opozitës të cilët nuk e pranojnë një kërkesë të tillë . Pritet që në ditët në vijim të merret një vendim për heqjen ose jo të Gjergj Kastriot Skenderbeut nga qendra e Burrelit.
(s.g/BalkanWeb)