Gjermania nis ratifikimin e MSA, BE-Shqipëri
Zyra për shtyp në ambasadën gjermane në Tiranë bëri të ditur se Bundestag-u gjerman ndërmorri ratifikimin e projektligjit të Qeverisë Federale në lidhje me ratifikimin e MSA mes BE-së dhe Shqipërisë
BERLIN-TIRANE-Bundestag-u gjerman ndërmorri ratifikimin e projektligjit të Qeverisë Federale në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit të BE-së me Shqipërinë. Zyra për shtyp në ambasadën gjermane në Tiranë bëri të ditur se Bundestag-u gjerman e mori përsipër këtë iniciativë në seancën e tij të datës 16 tetor 2008.
Sipas të njëjtave burime mësohet se këtë të premte, në datë 24 tetor, ky ligj do të qëndrojë në rendin e ditës së Komisionittë BE së Bundesrat-it. Mendohet që në datë 7 nëntor Bundesrat-i ta trajtojë këtë cështje në mënyrë përmbyllëse. Parashikohet qe ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë nga Gjermania, marrëveshje e cila konkretizon përafrimin e vendit me BE-në si dhe përforcon statusin e Shqipërisë si kandidat potencial për antarësim, mund të mbyllet brenda këtij viti.
(d.b/BalkanWeb)