Burrel, Rama në analizën e prokurorisë
BURREL – Kryeprokurorja Ina Rama ishte dje në analizën e organit të akuzës në Burrel. Pas raportit të prokurori të Rrethit Gjyqësor Mat, Lazër Çardaku, Rama u ndalua në punën e vartësve të saj në këtë rreth. “Ju përgëzoj për rihapjen e dosjeve të 1997-ës” tha Rama. Ajo u ndalua më tej në dy çështje, atë të tërheqjes së akuzës nga prokurorët dhe pushimin e çështjeve. Rama kërkoi më shumë profesionalizëm, jo vetëm nga oficerët e policisë gjyqësore, por sidomos nga prokurorët. “Dua të ndalohem tek rasti i tërheqjes së akteve në një shifër të konsiderueshme në raport me çështjet e regjistruara për gjykim. Vërtetë këtu u thanë shkaqet edhe për pushimin e çështjeve. Por ka shumë të pushuara krahasuar me numrin e çështjeve që janë regjistruar”, nënvizoi më tej kryeprokurorja Rama, duke kërkuar që kjo të mos kthehet në fenomen. h.p