E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu viziton grevistët e 9 janarit

 

SHKODER- Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu vizitoi dje grevistët për tragjedinë e 9 janarit. Ai u shpreh se kërkesat e familjarëve, që kanë hyrë në grevë urie janë shumë të drejta në lidhje me problemet, që lidhen me gjetjen e 8 trupave të viktimave. Gjithashtu, sipas Spahiut ka hapësira ligjore për rigjykimin e tragjedisë. “Meqenëse çështja do të gjykohet në Apelin e Vlorës, shpresojmë që gjykimi të jetë i drejtë, ndërkohë që ne do të shohim edhe mundësitë dhe hapësirat ligjore për një hetim të vazhdueshëm për këtë çështje”, u shpreh nënkryetari i KLD. Tashmë greva e urisë është futur në ditën e gjashtë, ndërsa gjendja e grevistëve ka ardhur duke u rënduar. “Në lidhje me këtë rast, ka një shqetësim edhe nga Presidenti Topi, i cili po e ndjek situatën nga afër”, pohoi më tej Spahiu.                    r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›