Kontrata 6-mujore për 3061 mësues
zirina llambro
Ministria e Arsimit kundërshton vetveten. Fill pas udhëzimit të datës 5 shkurt, ku parashikohej që 3061 mësues do të linin vendet e tyre të punës, një tjetër propozim është çuar në qeveri. Kjo e fundit miratoi dje pikërisht atë çka sindikata e arsimit e ngriti si shqetësim serioz disa ditë më parë. Meqë, MASH në relacionin bashkëngjitur vendimit i ka përvetësuar këto shqetësime, arsimtarët do të rrinë të qetë. Nuk do të ketë largime nga puna. Neni përkatës në vendimin “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe veprimtarive sezonale/të përkohshme për ministrinë dhe institucionet buxhetore”, është shfuqizuar. Në të punonjësit vlerësoheshin si punonjës në dispozicion. Kjo është hera e dytë brenda një muaji, që ministri i Arsimit bie ndesh me atë që thotë e me atë që firmos. E para i përket formatit të diplomave universitare. Disa ditë pasi Fatos Beja deklaroi se ato nuk do të ndryshonin në përmbajtje dhe formë, u dërgoi universiteteve udhëzimin me firmën e tij. Por në të faktikisht janë të gjitha hapësirat e mundshme për të bërë ndryshime që kënaqin studentët. Pas kësaj ministri firmos udhëzimin e datës 5 shkurt. Me anë të tij më shumë se 3000 mësues kalonin në dispozicion. Por u desh reagimi i sindikatës, që ministri të ndryshojë krejt versionin e tij. “Nisur nga fakti se nga 3008 punonjës mësimorë me kontratë të përkohshme 2036 japin mësim me ngarkesë të plotë, ndërprerja e kontratës në mes të vitit shkollor krijon anomali serioze për ecurinë e procesit mësimor dhe cenon nivelin e mësimdhënies. Veç kësaj edhe motivimi i mësuesve në dispozicion në krahasim me mësuesit me kontratë të përkohshme është i pafavorshëm”, thuhet në relacionin që mban firmën e ministrit Beja, bashkangjitur vendimit të djeshëm. Fiks këto kanë qenë argumentet e sindikatës disa ditë më parë. Përfaqësuesit e saj pohuan se ia kishin dërguar ministrisë, por pa asnjë përgjigje. Natyrshëm vihet një pikëpyetje e madhe. Nëse ministri Fatos Beja kishte në plan të mos i kalonte në dispozicion mësuesit, atëherë përse firmosi udhëzimin ku ndodh e kundërta? Gjithsesi, po dje ka kaluar edhe vendimi për “Përcaktimin e numrit të punonjësve mësimorë me kontratë të përkohshme për periudhën janar–qershor 2009, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”. Sipas tij, numri i arsimtarëve që bëjnë pjesë në këtë kategori është 3061 vetë. Është bërë gjithashtu edhe ndarja sipas drejtorive arsimore në rrethe, për mësuesit. “Këta punonjës kërkohen për të kryer veprimtari të domosdoshme për një periudhë jo më shumë se gjashtë muaj”, thuhet në vendim. Gazeta publikon të plotë tabelën për çdo rreth.
Arsimtarët me kontrata të përkohshme
BERAT 106
Arsimi Bazë 96
Arsimi i mesëm i Përgj. 4
Arsimi i Mesëm Profes. 5
Ars. Mes.Prof.Komb 1
Skrapar 31
Arsimi Bazë 25
Arsimi i mesëm i Përgj. 3
Arsim i Mesëm Profes. 3
Kucovë 14
Arsimi Bazë 9
Arsimi i mesëm i Përgj. 2
Arsimi i Mesëm Profes 3
Durrës 180
Arsimi Bazë 173
Arsim i Mesëm 1
Ars.Mes.Prof.Komb 6
Sh.”B.Çela” 2
Sh. “B.Qeraxhi” 4
Krujë 54
Arsimi Bazë 53
Arsimi i mesëm i Përgj. 1
Dibër 83
Arsimi Bazë 69
Arsimi i Mesëm i Përgj. 10
Arsimi i Mesëm Profes. 4
Bulqizë 26
Arsimi Bazë 21
Arsimi i mesëm i Përgj. 5
Mat 107
Arsimi Bazë 95
Arsimi i mesëm i Përgj. 11
Arsimi i Mesëm Profes. 1
Elbasan 209
Arsimi Bazë 179
Arsimi i Mesëm 16
Arsimi i Mesëm Profes. 10
Ars.Mes.Prof.Komb 4
Sh.”Luigj Gurakuqi” 1
Ah. “Ali Myftiu” 3
Gramsh 153
Arsimi Bazë 28
Arsimi i mesëm i Përgj. 5
Librazhd 60
Arsimi Bazë 60
Peqin 51
Arsimi Bazë 50
Arsimi i mesëm i Përgj. 1
Fier 197
Arsimi Bazë 187
Arsimi i Mesëm 5
Ars.Mes.Prof.Komb 5
Sh. Artistike “Jakov Xoxa” 5
Mallakastër 31
Arsimi Bazë 31
Lushnje 77
Arsimi Bazë 62
Arsimi i Mesëm 10
Arsimi i Mesëm Profes. 5
Gjirokastër 34
Arsimi Bazë 27
Arsimi i Mesëm Profes. 7
Përmet 17
Arsimi Bazë 12
Arsimi i mesëm i Përgj. 5
Tepelenë 37
Arsimi Bazë 36
Arsimi i mesëm i Përgj. 1
Korçë 81
Arsimi Bazë 75
Arsimi i Mesëm Profes. 6
Kolonjë 6
Arsimi Bazë 5
Arsimi i mesëm i Përgj. 1
Zyra Arsimore Devoll 12
Arsimi Bazë 10
Arsimi i mesëm i Përgj. 2
Pogradec 47
Arsimi Bazë 46
Arsimi i mesëm i Përgj. 1
Kukës 64
Arsimi Bazë 60
Arsimi i mesëm i Përgj. 4
Has 57
Arsimi Bazë 55
Arsimi i mesëm i Përgj. 2
Tropojë 54
Arsimi Bazë 47
Arsimi i mesëm i Përgj. 7
Lezhë 86
Arsimi Bazë 71
Arsimi i mesëm i Përgj. 15
Laç 63
Arsimi Bazë 58
Arsimi i mesëm i Përgj. 5
Mirditë 66
Arsimi Bazë 66
Shkodër 241
Arsimi Bazë 199
Arsimi Mesëm 23
Arsimi i Mesëm Profes. 7
Ars.Mes.Prof.Komb. 12
Sh.Industriale “Arben Broci” 4
Sh.Pyjore “Kol Margjini” 4
Sh. Artistike “Prng Jakova” 4
Pukë 13
Arsimi Bazë 10
Arsimi i mesëm i Përgj. 3
Malësi e Madhe 39
Arsimi Bazë 37
Arsimi i mesëm i Përgj. 2
Kavajë 31
Arsimi Bazë 26
Arsimi i mesëm i Përgj. 5
Bashkia Tiranë 557
Arsimi Bazë 263
Arsimi i mesëm i Përgj. 167
Ars.mes.Prof.Komb. 127
Shkolla e Mesme “J.Misja” 67
Shk. Mesme Hotel-Turizëm 7
Shk. Mesme Korografike 8
Shkolla e Mesme “L.Boriçi” 2
Shk. Mesme Gjuhëve Huaja 13
Shk. Mesme Ekonomike 13
Shk. Mesme e Ndërtimit 8
Shkolla e Mesme Teknike 9
Tirana Rreth 134
Arsimi Bazë 105
Arsimi i mesëm i Përgj. 29
Vlorë 87
Arsimi Bazë 73
Arsimi i Mes. Përgjith. 10
Arsimi i Mesëm Profes. 2
Ars. Mesëm Profes. Komb. 2
Sh. Industriale “Pavarësia” 2
Sarandë 56
Arsimi Bazë 52
Arsimi i Mesëm Profes. 4
Delvinë 20
Arsimi Bazë 19
Arsimi i Mes.Përgjith. 1
Arsimi Pasuniversitar 3061
Arsimi Bazë 2490
Arsimi i mesëm i Përgj. 357
Arsimi i Mesëm Profes. 57
Ars. Mesëm Profes. Komb. 157