E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcillen në banesën e fundit tre viktimat e Italisë

 

SHKODER- Viktimat e tragjedisë së ndodhur në Itali u përcollën dje në banesën e fundit. Qindra banorë të fshatit Vrakë të Shkodrës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor morën pjesë në varrimin e 37-vjeçares Angjelina Gonaj si dhe dy fëmijëve të saj, Dorian dhe Doriana Goraj 14 dhe 13 vjeçe. Ata humbën jetën të dielën e kaluar si pasojë e shpërthimit të gazit në banesën e tyre në një province në Firence të Italisë. Në ceremoninë e varrimit kishin ardhur nga Firence edhe rreth 50 emigrantë shqiptarë, por edhe disa shtetas italianë për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Në ceremoni ishin dhe shumë bashkëmoshatarë të dy fëmijëve që u dogjën në shtëpinë e tyre nga gazi. Gëzim Gonaj, bashkëshorti dhe babai i viktimave dje nuk mundi të afrohej për asnjë moment pranë arkivoleve të njerëzve të tij më të dashur. Dy mjekë i kanë qëndruar gjithë kohës tek koka në një dhomë të veçuar për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ai ndodhej. Madje, ai nuk ka mundur të shkojë as për të varrosur familjarët e tij. Ndërsa Nikë Lamaj, daja i dy fëmijëve ishte gjithashtu në gjendje të rëndë. Ai kishte ardhur nga Greqia, ku jetonte si emigrant. Të afërmit e viktimave përcollën mes lotëve dhe dhimbjes nënën dhe dy fëmijët e saj. Ata u sollën mbrëmjen e së enjtes në Rinas, ndërsa shpenzimet ishin mbuluar nga shteti italian.                 r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›