E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, Reçi: Dua bullgaren në gjyq

 

BURREL - Nuk ka zgjatur shumë seanca e djeshme në ngarkim të Luftar Reçit, por ai ka folur më gjatë se çdo herë tjetër, madje ka hedhur akuza ndaj organit të akuzës dhe medias. I marrë i pandehur për vrasjen e Maskim Lalës 4 vite më parë, dje Reçi hodhi akuza se organet e drejtësisë dhe media kishin dhënë fakte të ndryshme nga realiteti. Ai kërkoi që në gjykatë të dëshmonte një shtetase bullgare, duke pretenduar se ditën e vdekjes së Lalës ai ndodhej në një hotel në Pogradec. Sipas Reçit, dëshmia e vajzës me të cilën kishte lidhje intime duhet të merret patjetër, qoftë dhe me anë të një videokonferencë, pasi ajo është alibia e vetme e tij. Seancën e djeshme ishte caktuar një avokat kryesisht, i cili kërkoi kohë derisa në leximin e plotë të dosjes voluminoze ndaj Luftar Reçit dhe nipit të tij, Taulant Elezi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›