Fushë- Arrëz, terror me kallash në qytet
FUSHE – ARREZ - Konflikti ndërmjet tre personave në Fushë- Arrëz terrorizon banorët e këtij qyteti. Mbrëmjen e së martës, pas një sherri ndërmjet shtetasit Artan Gjini, si dhe dy vëllezërve Gjon dhe Dedë Prendi (ky i fundit polic i komunës së Gjegjanit) ngjarja precipitoi me armë. Policia arrestoi Gjinin, pasi ai zbrazi tre karikatorë me fishekë në mes të qytetit duke rrezikuar jetën e mjaft banorëve që janë gjendur dëshmitarë të këtij konflikti. Për pasojë, mbeti i plagosur rëndë Gjon Prendi. Ai mësohet se ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Policia e Fushë-Arrëzit është alarmuar për këtë ngjarje të pazakontë. Prej trazirave të vitit ‘97, nuk ishin dëgjuar breshëri të tilla brenda qytetit. Pas një aksioni të shpejtë, blutë arritën të kapnin dhe t’i vinin prangat autorit të kësaj ngjarjeje. j.h