“Lista e PS,si e Ramizit në 1991"
Partia Demokratike reagoi dje pas shpalljes së listës së PS-së, duke e krahasuar atë me listën e vitit 1991 ku edhe sekretari i parë i Partisë së Punës, Ramiz Alia nuk pranoi të hynte në garë për deputet pasi detyrohej të linte postin e Presidentit. “Sot Edi Rama, pas 20 vitesh pluralizmi vendosi të shpallë garën elektorale të Partisë Socialiste pa udhëheqësin e saj. Edi Rama sot përsëriti vitin ‘91 të Ramizë Alisë, kur ai për të mos humbur karrigen e Presidentit hapi garën elektorale pa përfshirë Sekretarin e Parë të Partisë Politike që drejtonte”, tha zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Sipas saj, kjo është listë e dështimit të Ramës në zgjedhjet e 28 qershorit.