Ikën Eva Allushi, “Zëri i Popullit” nuk del në treg
Kryeredaktorja e gazetës së Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit” nuk ka dalë dje në treg dhe as sot. Dy ditë më parë, kryeredaktorja e kësaj gazete, gazetarja e njohur Eva Allushi dha dorëheqjen nga drejtimi i saj, pas një debati që ka pasur gjatë mbledhjes së kryesisë socialiste në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë. Kjo dorëheqje u bë e njohur përmes një njoftimi, i ardhur në mënyrë elektronike në redaksitë e mediave ku komunikohej se “sot dha dorëheqjen e parevokueshme kryeredaktorja e gazetës “Zëri i Popullit”, zonja Eva Allushi. Znj. Allushi është Anëtare e Kryesisë së PSSH-së, ka dy mandate si kryetare e Grupit të Këshilltarëve në Bashkinë Tiranë dhe një ndër drejtuesit për tre mandate rresht të Partisë Socialiste të Tiranës. Ajo ishte kandidate për deputete në listën e proporcionalit të PS-së në 2005 dhe është Doktore Shkencash”, thuhet në njoftimin e ardhur nga ZP. Mësohet se gjatë mbledhjes së kryesisë, Allushi ka kërkuar që të përfshihen në lista gra të nderuara si sekretare të PS, Edlira Haxhiymeri apo Saemira Pino që kanë mbetur jashtë garës.