Kreu i senatit kanadez nis nesër një vizitë në Shqipëri
Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella, do të fillojë nesër një vizitë zyrtare treditore ne Shqiperi. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, axhenda zyrtare e kryesenatorit kanadez nis ditën e hënë me nje takim me Topallin
TIRANË- Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella, do të fillojë nesër një vizitë zyrtare treditore (11-14 tetor) në Shqipëri, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, axhenda zyrtare e kryesenatorit kanadez nis ditën e hënë me një takim kokë më kokë me Kryetaren Topalli, për t'u pasuar nga konferenca e përbashkët për shtyp e të dy personaliteteve.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, z. Kinsella do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të qeverisë, si dhe drejtues të komuniteteve fetare.
(d.b/BalkanWeb)