E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, hapet panairi i agrobiznesit për të gjithë qarkun

Është hapur në Korcë panairi i agrobiznesit për të gjthë fermerët e këtij qarku. I konceptuar si një festë, panairi ka nisur me muzikë, këngë dhe valle duke krijuar atmosferë të ndezur për të gjithë të pranishmit. 

KORCË-Është celur të premten në Korcë panairi i agrobiznesit me pjesëmarrjen e fermerëve në të gjithë qarkun. I konceptuar si një festë, panairi ka nisur me muzikë, këngë dhe valle duke krijuar atmosferë të ndezur për të gjithë të pranishmit. Qëllimi i këtij organizimi të vecantë është promovimi i dy vlerave të rëndësishme të fermerëve të Korcës, punën dhe kulturën. Në ceremoninë e hapjes së panairit i cili sot ishte në ditën dytë të tij ka qënë dhe ministri Genc Ruli. Në fjalën e tij ministri Ruli tha se ky panair është një traditë e shkëlqyer për këtë qytet juglindor, ndërsa nuk ka harruar të përmendë dhe faktin e rritjes së fondeve për balancimin e keëtij tregu me atë të vendeve Europiane. (m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›