Elbasan, një i ndaluar për mashtrim e falsifikim
Zëdhënësja e policisë lokale, Valbona Begu, tha se ndalimi i "shtetasit Dashamir Murataj, me banim në Tiranë, u bë në bazë të kallëzimit që ka bërë në polici shtetasi Adhurim Tabaku, me banim në qytetin e Cerrikut.
ELBASAN-Një 59 vjeçar është ndaluar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet për veprat penale të "mashtrimit" si dhe "falsifikim të dokumentave". Zëdhënësja e policisë lokale, Valbona Begu, tha se ndalimi i "shtetasit Dashamir Murataj, me banim në Tiranë, u bë në bazë të kallëzimit që ka bërë në polici shtetasi Adhurim Tabaku, me banim në qytetin e Cerrikut. Ky shtetas ka deklaruar se ka lidhur një kontratë tregëtare me 59-të vjeçarin Murataj, pronar i "Bingo Tirana sh.a" në vitin 2003, me filial në Cërrik, e cila ka vazhduar deri në korrik të vitit 2005, dhe sipas kontratës, ky shtetas duhej t’i paguante sigurimet shoqërore për 5 punëtorët e bingos. Dashamir Myrataj, edhe pse i ka marrë paratë për sigurimet shoqërore të punëtorëve, ka firmosur e vulosur dhe librezat e sigurimeve të tyre, por paratë nuk janë derdhur në arkën e sigurimeve shoqërore.
(d.b/BalkanWeb)