Thaçi: Serbët do të marrin pjesë në zgjedhje
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se serbët janë duke marrë pjesë si kurrë më parë në zgjedhje, përfshirë subjektet serbe politike, personalitetet e pavarura dhe iniciativat politike të tyre.
PRISHTINE-Duke e komentuar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e 15 nëntorit kryeministri Thaçi ka deklaruar se në zgjedhje 100 për qind nuk do të marrin pjesë as shqiptarët as serbët.
Sipas tij kjo është pjesë e demokracisë dhe do të mësohemi me kultivimin e demokracisë së pjesëmarrjes së vullnetshme të qytetarëve në zgjedhjeve.
"Kosova është vend demokratik, atdhe i gjithë qytetarëve të saj dhe serbët po marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre”, ka theksuar Thaçi.
Ai, gjithashtu ka shprehur besimin se procesi elektoral do të jetë fer, si edhe vetë votimi. Sipas tij spektri politik është duke kryer me përgjegjësi detyrën e vet elektorale, në kuptimin e tolerancës ndërpartiake, të konkurrencës së vlerave. (m.a/telegraf/BalkanWeb)