E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel hiqen flamujt nga varrezat e deshmoreve

BURREL- Veteranet e luftes dhe perfaqesuesit e Partise Socialiste ne qytetin e Burrelit jane perballur sot me mungesen e flamujve kombetare ne varrezat e deshmoreve te ketij qyteti. Si cdo vit i jane drejtuar varrezave per te bere homazhe ne diten e Clirimit por duket se aty atmosfera e festes ka marre fund.

Bashkia e qytetit eshte kujdesur qe te heqe te gjithe flamujte me pretendimin se festa ishte dje me 28 Nentor. Ky veprim ka ngjallur reagimin e veteraneve dhe te majteve te qytetit te Burrelit ndersa te djathtet pretendojne se festa ka qene dje.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›