E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshton prishjen e murit, tenton vetëflijimin

Aksioni i ndërtimores së Beratit për prishjen e mureve rrethues në kuadër të reabilitimit dhe sistemimit të rugëve në Uznovë, ka hasur në rezistencën e banorëve. Një nga banorët ka tentuar të vetëhelmohet. 

BERAT- Një 40 vjecare nga Berati ka tentuar vetëvrasjen duke pirë një sasi medikamentesh pas tentativës së Inspektoriatit të ndërtimit pranë bashkisë për prishjen e murit rrethues së shtëpisë.
Fadroma e shoqëruar nga policia bashkiake ka mbërritur rreth orës 10:30 minuta në lagjen periferike Uznovë në kuadër të prishjes së ndërtimeve pa leje për lirimin e hapsirave publike. Edhe pse kishte njoftuar disa ditë më parë për këtë aksion, banorët e lagjes kanë kundërshtuar me forcë, madje duke ndërmarrë edhe veprime vetëflijimi.

Burime të Inspektoriatit të ndërtimit pranë Bashkisë Berat janë shprehur se në kuadër të rehabilitimit dhe sistemimit të rrugëve në brendësi të lagjeve sipas projektit, muri në fjalë ishte në listën e prishjeve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›