Burrel, nxënësit copa letre për dëftesa
BURREL - Kriza e dëftesave zë dhe 14 mijë nxënësit e rrethit Matit për vitin shkollor 2008-2009. Çdo fundviti nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë pajisur nga drejtoritë e shkollave me dëftesa ku tregohen rezultatet e arritura si dhe sjellja e nxënësit. Ndërkohë këtë vit një gjë e tillë nuk ndodhi. Drejtori i zyrës arsimore të Matit, Flamur Stafasani pohoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar tenderin e prodhimit të dëftesave, por ato nuk janë prodhuar ende. Për pasojë nxënësit nuk kanë aktualisht në duart e tyre këtë dokument zyrtar. Në shkollën 9-vjeçare të Klosit mësuesit në vend të dëftesave kanë hedhur notat në copa letre, pa vulë e firmë. Ndërkohë për fletë lavdërimi për nxënësit e mirë as që bëhet fjalë. h.p