Burrel, të dënuarit rrahën policinë
Burgu i Burrelit pas izolimit i kallëzon në Prokurori dy të dënuarit e sigurisë së lartë, që u konfrontuan me policët në këtë institucion.
Fatos Mahmutaj & Enver Doçi
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sipas së cilës dy të burgosurit Hajri Losha dhe Guri Dumani, janë ndëshkuar me izolim dhe janë dërguar në Prokurori pas kallëzimit të bërë nga burgu në Prokurorinë e Burrelit. Të dënuarit akuzohen se kanë sharë dhe kanë qëlluar efektivat e policisë të regjimit të brendshëm të burgut. Burgjet pohuan dje se institucioni i ekzekutimit të dënimeve penale në Burrel është në rikonstruksion të pjesshëm, çka, sipas tyre ka krijuar disa vështirësi, përsa i përket ndryshimit të qelive të të burgosurve. Burgjet pohojnë se, në Burrel ka mbipopullim pasi aktualisht nga rreth 170 vetë që është kapaciteti, aty mbahen 236 të dënuar dhe 42 të paraburgosur, nga të cilët 176 i përkasin sigurisë së lartë. Burime të tjera nga burgu pohojnë se, nuk mungojnë rastet kur në një qeli, kapaciteti i së cilës është për dy ose tre vetë, të jetojnë deri 8 të dënuar. Zyrtarisht Drejtoria e Burgjeve pohon se, në këtë institucion nuk ka pasur revolta, por incidente që kanë krijuar të dënuarit Hajri Losha dhe Guri Dumani, të cilët kanë refuzuar zbatimin e rregullores dhe nënshtrimit të apelit. Sipas tyre për të qetësuar gjendjen dhe për të biseduar me të dënuarit mbi problemet konkrete dhe përmirësimin e situatës në këtë institucion, dje ka zhvilluar një takim me të burgosurit kryepolici i burgjeve Shpëtim Baçi. Pas kësaj pohohet se, situata është normalizuar dhe të burgosurit i janë rikthyer aktiviteteve ditore. Ndërkohë, dje në mjediset e brendshme dhe të jashtme të burgut të Burrelit ka pasur më shumë njerëz. Janë shtuar uniformat blu që kanë marrë situatën nën kontroll, por janë shtuar edhe familjarët që kërkonin të takonin njerëzit e tyre. “Nuk jemi informuar rreth shëndetit të të afërmve që kemi në burg”, thanë disa prej tyre, teksa prisnin radhën për të hyrë në mjediset e brendshme të Burgut të Sigurisë së Lartë Burrel. Burime nga burgu sqaruan se, pak pas mesnatës së të hënës të dënuarit kanë hequr dorë vullnetarisht nga rebelimi. Ende nuk dihet nëse shkaku i kësaj është frikësimi pas mbërritjes së forcave speciale të burgjeve nga Tirana, çka do të kishte pasoja për ta, apo thjesht kanë kuptuar se as kjo mënyrë nuk funksionon për të krijuar trazira në burg. Por ajo që dihet është fakti se, pas djegies së një dysheku prej sfungjeri dhe vendosjen së mjeteve të ndryshme pas dyerve të qelive, 30 protestuesit e kanë kuptuar se zgjidhja e kërkesave të tyre nuk ishte në kompetencë të Drejtorisë së burgut të Burrelit. Dje të dënuarit janë takuar më përfaqësuesit e Avokatit të Popullit. Pas inspektimit të burgut dhe takimit me një numër të konsiderueshëm të burgosurish, Skënder Halucaj u shpreh se, gjendja në burgun e Burrelit është mjaft kritike. “Jemi njohur herë pas here me kërkesat e drejta të të dënuarve. Gjendja në burgun e Burrelit është më e rënda në burgjet shqiptare. Kjo situatë është rënduar akoma më keq për shkak të administratës së burgut. Ajo është përgjegjëse për gjithçka ka ndodhur këtu”, pohoi Halucaj. Po dje për situatën e rëndë në burg reagoi edhe Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut. Avokat Genci Terpo, pasi pohoi se shkaktarët për situatën në burg janë punonjësit e institucionit, tha se GSHDNJ u kërkon drejtuesve dhe punonjësve të burgjeve që të heqin dorë nga veprimet ndëshkuese dhe antihumane ndaj të dënuarve, të cilat kanë të vetmin efekt që destabilizojnë mënyrën e funksionimit dhe mbarëvajtjes së jetesës në këto ambiente.